Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Nëntë policë të vrarë nga një atentat

nga Egzona Mehmeti9 prill 2017

Të paktën nëntë policë janë të vrarë  gjatë një atentati në Afganistan

Nëntë policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një bombe artizanale pas kalimit të autokolonës së tyre në veri të Afganistanit, njoftuan sot zyrtarët afganë.

Atentati ndodhi në kohën kur këta policë po hynin në një ish-bastionin taleban që ishte rimarrë së fundi në distriktin Chimtal, në provincën Balkh.

Ky sulm nuk u mor përsipër nga ndonjë grup, por ndodhi në një kohë kur situata duket e përkeqësuar në Afganistan.

“Të gjitha viktimat u dërguan në spitalin e Mazar-i-Sharif”, theksoi Shir Jan Durrani, zëdhënës i policisë lokale.

Noor Mohammad Faiz, drejtor i spitalit civil të Mazar-i-Sharif, konfirmoi bilancin prej nëntë të vdekur dhe katër të plagosur.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →