Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Nëntë viktima në Francë nga përmbytjet e shiut

nga RTV212 dhjetor 2019

Reshje të mëdha shiu

Jugu i Francës po vazhdon të përballet me shira dhe përmbytje që janë shkaktuar.

Deri tani dy banorë kanë humbur jetën bashkë me 3 pjesëtarë të forcave të shpëtimit  të cilët po patrullonin zonën me helikopter, duke e çuar në 9 bilancin tragjik të dy javëve të fundit.

Një helikopter me tre pjesëtarët e ekuipazhit u rrëzua afër qytetit portual të Marsejës gjatë operacionit të shpëtimit derisa shkaqet e aksidentit po hetohen por paraprakisht mendohet se faktor ka qenë fushëpamja e kufizuar.

Mjeti ajror po fluturonte në rajonin e Varit për t’u ardhur në ndihmë banorëve të rivierës franceze, që po përjetojnë përmbytjet nga shirat e fortë.

Bilanci u rëndua më tej të dielën kur një bari që po kontrollonte kopenë e tij me makinë u mor me vete nga ujërat e rrëmbyer. Trupi i një tjetër personi u gjet rreth 300 metra nga vendi ku ishte parë për herë të fundit.

Në këto dy javë, përmbytjet në rajonin e Varit e kanë çuar në 9 numrin total të viktimave. Kushtet e këqija të motit kanë detyruar mbylljen e disa autostradave, ndërprerjen e energjisë dhe kanë pezulluar një numërsh aktivitetesh kulturore e sportive në të gjithë vendin.

Reshje shiu nga 12 në 15 centimetra parashikohen edhe për pjesën më të madhe të ditës së hënë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →