Policia e Kosovës është duke e kërkuar një person me qëllim arrestimin e tij.
Personi i kërkuar është: Enis (Rrahim) Vejhapi, i lindur me 10.05.1996 në Mitrovicё.
Sipas Policisë, i pandehuri është i kërkuar për veprën penale, “Prodhimi dhe vёnja nё qarkullim tё artikujve tё dëmshëm ushqimor”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com.”, ka bërë të ditur Policia./21Media











