Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani

nga Gentrita Xhemajli30 tetor 2025
Nesër do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani

Nesër do të jetë e mbyllur përkohësisht gjysma e tunelit, rrugës nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Komuna e Prishinës ka njoftuar se mbyllja bëhet për shkak të zhvillimit të aktiviteteve kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

“Për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike. Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim. Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani”, thuhet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →