Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër fillon mësimi!

nga RTV212 tetor 2022

MASHTI paralajmëron kompensim të orëve të humbura.- Jasharaj: Orët e humbura nuk zëvendësohen

Një dite pas pezullimit të grevës, ministria e Arsimit ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar duke paralajmëruar edhe rishikim të kalendarit të vitit shkollor dhe kompensim të orëve të humbura. Ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, paralajmëroi edhe rritjen e numrit të inspektorëve në arsim dhe vlerësim për mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave. Në anën tjetër kryetari i sindikatës së bashkuar në arsim, Rrahman Jasharaj, i tha RTV21 se orët e humbura nuk do të zëvendësohen derisa mbështeti vendimi për shtimin e inspektorëve në arsim. Njohësit e arsimit janë pro vlerësimit të mësimdhënësve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →