Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Nesër fillon shitja e biletave Kosova-Danimarka

nga B G2 gusht 2023
Nesër fillon shitja e biletave Kosova-Danimarka

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Danimarkës.

Gjithashtu, FBK ka bërë të ditur se biletat do të shiten në katër qytete të ndryshme si Prizreni, Prishtina, Peja dhe Mitrovica.

Ndërkaq, çmimi i një bilete do të jetë tri euro.

Biletat në Prizren do të shiten më 3, 4 dhe 5 gusht te “Shadërvani”, në Prishtinë më 4 gusht tek Amfiteatri “Zahir Pajaziti”, ndërsa në Mitrovicë dhe Pejë te fan clubs më 4 dhe 5 gusht.

Përballja mes Kosovës dhe Danimarkës i takon raundit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025, dhe do të zhvillohet të shtunën (5 gusht) me fillim nga ora 20:45.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →