Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut

nga Egzona Mehmeti14 qershor 2021


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se nesër më 15 qershor do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit të vettingut në drejtësi.
Ajo tha se për këtë proces nevojitet konsensus i të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
“Reforma më e madhe në drejtësi do të jetë vettingu në sistemin e drejtësisë për çka besoj se është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit të Kosovës për çka si ministre i kam ftuar subjektet opozitare dhe mazhorancën grupin parlamentar përballë meje që roli i grupit parlamentar të Vetëvendosjes është i rëndësishëm dhe jo vetëm. Prandaj kam ftuar edhe opozitën në takime të ndare që të flasim për ndërtim të konsensusit në raport me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë për çka ministria e Drejtësisë është duke punuar shumë[…]Besojmë që është një reformë që bashkërisht duhet të flasim dhe ta mbështesim. Më lejoni të iu njoftoj që më 15 qershor nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit, pra i kemi dhënë rëndësi shumë të madhe prandaj nesër do finalizohet drafti o parë i vettingut në sistemin e drejtësisë, tha ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →