🇽🇰 Kosova
Nesër hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
nga Kaltrina Berila5 janar 2025
Të hënën do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike, të cilat janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për portalin rtv21.tv se shorti do të fillojë nga ora 11:00.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi./21Media











