Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Nesër jepet “Jerusalem” në Teatrin Kombëtar

nga Xh.D8 maj 2022

Nesër(9 maj) do të jepet shfaqja “Jerusalem” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Jerusalem” me regji të Butrint Pashës, do të nis nga ora 20:00.
“Qyteti i Flintokut po zgjerohet. Në zonën e gjelbërt të qytetit po planifikohen ndërtime të reja nga këshilli komunal, pikërisht në pyllin ku Gjon “Gjel” Bajroni ka krijuar parajsën e adoleshentëve të shfrenuar. Kampingut të “Gjelit” po i mbaron koha!”, përshkruhet shfaqja.
Në shfaqjen prodhim i Teatrit “Bekim Fehmiu”, luajnë: Ernest Malazogu Tristan Halilaj Liridona Shehu Alban Morina Hajat Toçilla Xhevdet Doda Edona Sopaj Alban Çela Valmira Hoti Alban Krasniqi Zanë N. Duraku./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →