Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Nesër jepet premierë shfaqja “Gratë”

nga Xh.D20 dhjetor 2022
Nesër jepet premierë shfaqja “Gratë”

Nesër(21 dhjetor) do të jepet premiera e shfaqjes “Gratë”, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
“Gratë”, një udhëtim kaotik teatror, është provokim për shoqërinë që refuzon t’i pranojë problemet e veta.
“Një shoqëri e cila i detyron gratë të heshtin! Krijuar nga një ekip i grave, artiste të jashtëzakonshme të teatrit, GRATË është një bashkim i hidhërimit, butësisë dhe dhembjes. Është një thirrje, një protestë teatrore, një pyetje…”, përshkruhet shfaqja.
Shfaqja “Gratë” me regji të Nastazja Domaradzka do të jepet reprizë më 22 dhe 23 dhjetor.
Luajnë: Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Lumnije Sopi, Sheqerie Buqaj, Shengyl Ismaili, Xhejlane Godanci./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →