Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nesër në mesditë pritet të arrijnë kufomat nga aksidenti në Bullgari

nga E.Bullaku2 dhjetor 2021

Kufomat e 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga aksidenti tragjik në Bullgari pritet të arrijnë në Shkup nesër në mesditë.
Kufomat pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, ndërsa pritet të transportohen me avion ushtarak, të cilin e ka siguruar Qeveria e Bullgarisë.
Ndryshe, zëvendës prokurori kryesor dhe drejtori i Shërbimit nacional hetues në Bullgari, Borisllav Sarafov deklaroi për BTA se tashmë janë identifikuar të gjitha 45 viktimat e autobusit që ndërruan jetë si pasojë e djegies së autobusit në autostradën Struma. Identifikimi i tyre është bërë me profile të ADN-së./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →