Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër nis gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviq

nga Venera Grabanica9 janar 2024
Nesër nis gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviq

Nesër (e mërkurë) nis gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër serbit Dragisha Milenkoviq, nën akuzën për “krime të luftës kundër popullatës civile”.

I njëjti pritet që nesër të përballet me dëshmitarët të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar në atë kohë.

Në thirrjen për shqyrtim që ka siguruar kp, një prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës kur ishte i burgosur në burgun e Dubravës.

I akuzuari Milenkoviq është në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →