Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës

nga Venera Grabanica20 nëntor 2024
Nesër parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës

Në orët e para të ditës së enjte, pas mesnate, parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin tonë. Rekomandohet që ngasësit e veturave të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare.

Temperaturat minimale ditën e enjte do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

Ditën e premte do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe ngrica, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →