Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër përfundon afati për aplikim në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj, Gërvalla: Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë

nga RTV21 Portal25 maj 2024
Nesër përfundon afati për aplikim në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj, Gërvalla: Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë

Ministrja e Punëve të Jashtme (MPJD), Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e MPJD-së për diplomatë të rinj.

Gërvalla i ka ftuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat, ata që flasin gjuhë të ndryshme të huaja e ata që duan t’i bashkëngjiten diplomacisë së Kosovës që të aplikojnë sa më parë.

“Nuk ka rëndësi a ndodheni në Kosovë apo në mërgatë, i rëndësishëm është vullneti i juaj, i rëndësishëm është profesionalizmi juaj, me qëllim që së bashku t’i çojmë sa më lartë interesat e Kosovës përmes një diplomacie cilësore dhe profesionale”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

Më tej, Gërvalla tha se Kosova dhe diplomacia e saj ka nevojë për të gjithë, duke i ftuar që të gjithë ata që duan të aplikojnë duke klikuar KËTU.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →