Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Nesër protestë në mbështetje të ish-policit, Arbnor Spahiu

nga Gentrita Xhemajli29 shtator 2025
​Nesër protestë në mbështetje të ish-policit, Arbnor Spahiu

Nesër në Prishtinë do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu i cili po mbahet në paraburgim në Serbi, ka njoftuar familja e tij.

Protesta është thirrur paqësore dhe do të mbahet prej orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj”, tha familja Spahiu përmes një njoftimi për media.

Arbnor Spahiu është arrestuar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi. Ai po kthehej nga Austria në Kosovë, bashkë me familjen e tij.

Spahiu po mbahet në Serbi gjoja nën dyshimet për përfshirje në ngjarjet e Banjskës por, Policia e Kosovës ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar I Policisë gjatë asaj kohe.

Autoritetet kosovare kanë përsëritur kërkesën për lirimin e tij dhe respektimin e të drejtave të tij ligjore dhe njerëzore.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →