Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër protestohet në Mitrovicë për 19 vjeçaren që dyshohet se u vetëvra

nga Xh.D15 shtator 2022

Nesër në orën 12:00 do të protestohet para Gjykatës Themlore në Mitrovicë.
Familja e të ndjerës, B.Y e cila dyshohet se u vetëvra ka organizuar këtë protestë.
“Në ora 12:00, para gjykatës themelore në Mitrovicë, do t’i bashkohemi protestës së organizuar nga familja Ymeri për vajzën e tyre, e cila përfundoi në vetëvrasje shkaku i kërcënimeve nga i fejuari i saj. Ftojmë qytetarë/e dhe organizata tjera që të bashkohen në kërkesën e familjes për drejtësi”, thuhet në njoftim.
Linja e Jetës u bëri thirrje qytetarëve dhe organizatave tjera që të bashkohen në shenjë solidarizimi me të gjitha viktimat e situatave të tilla.
“Si Linjë për parandalimin e vetëvrasjes, e cilësojmë këtë thirrje për bashkim si një shenjë të solidaritetit me të gjithë/a viktimat e situatave të tilla dhe si premtim se nuk janë vet. Gjithashtu, duam të rikujtojmë se vetëvrasja nuk është zgjidhje e që nuk qëndrojmë vetë në errësirë. Të premten, ne kërkojmë që organet kompetente të trajtojnë rastin me seriozitet të lartë dhe të prioritizojnë trajtimin e duhur të viktimave të dhunës në bazë gjinore, së bashku me dënimet meritore për dhunuesit. E theksojmë se shteti duhet të aplikojë politika sociale të cilat e kanë viktimën në qendër e që sigurojnë që të rrallohen raste të tilla të vetëvrasjes”, vazhdon njoftimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →