Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër seancë e jashtëzakonshme për dialogun

nga RTV2114 dhjetor 2018

Seanca do të mbahet për dialogun me Serbinë

Të shtunën, në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi, meson rtv21.tv

Por paraprakisht duhet të mblidhet kryesia e Kuvendit.

Gjithë kjo me qëllim për të votuar për rezolutën e Dialogut dhe ligjit për dialogun me Serbinë.

Mësohet se marrëveshja për kalimin e tyre është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe mazhorancës.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Seanca ishte planifikuar edhe javën e kaluar por dështoi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →