Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Nesër seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore

nga Venera Grabanica3 shtator 2023
​Nesër seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër seancë të jashtëzakonshme për librat.

Me ftesë të opozitës, do të ketë debat parlamentar lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

Seanca do të fillojë në orën 12:00.

Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Eliza Hoxha, kishte deklaruar se anëtarët e komisionit për arsim, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës kanë inicuar këtë seancë të jashtëzakonshme.

Derisa ka kritikuar qeverinë, ajo ka thënë se “Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe t’i kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vendosur që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore ndërsa qeveria t’u ndajë atyre mjetet e nevojshme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →