Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, diskutojnë dy tema

nga RTV21 Portal12 maj 2024
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, diskutojnë dy tema

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i vetmi nga tre liderët opozitar që e ka pranuar ftesën e shefit të ekzekutivit.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative, ndërsa sipas Krasniqit për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Njohësit e rrethanave politike kërkojnë unitet për çështjet që prekin interesin e shtetit.

Shefi i ekzekutivit, përmes këtij takimi të ftuar nga vetë ai, do të synojë të shtyjë para agjendën e legjislativit, derisa i pari i PDK-së caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →