Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Nesër varroset regjisorja Burbuqe Berisha

nga Egzona Mehmeti27 tetor 2021

Nesër do të bëhet ceremonia e varrimit e regjisores së njohur, Burbuqe Berisha, e cila ka vdekur sot.
Siç ka njoftuar familja Berisha, ceremonia mortore do të mbahet nesër duke filluar me mbledhjen komemorative, që do të mbahet në teatrin “Faruk Begolli” nga ora 10:00, ndërsa nga ora 12:00-14:00 do të mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.
“Ditën e premte, me 29 tetor, në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, mbahet mbledhja komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Buqes tonë.”, është shkruar në njoftimin e familjes Berisha.
Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur sot në moshën 51 vjeçare, në ambientet e Ministrisë së Kulturës./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →