Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Nesër zhvillohet derbi i madh i Superligës

nga B G19 dhjetor 2023
Nesër zhvillohet derbi i madh i Superligës

Këtë të mërkurë, pra nesër, Superliga e Kosovës sjellë njërin nga derbit më të mëdha në futbollin kosovar.

Ballkani dhe Drita do të ndeshen ne Gjilan, ndeshje kjo e mbetur prapa për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Skuadra e ilir Dajës në dy ndeshje e fundit nuk ka marr fitore duke u mposhtur nga Llapi si dhe duke barazuar me Prishtinën pa gola.

Nga ana tjetër, Drita në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy barazime dhe do të kërkojnë tri pikë të reja për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

Ballkani ka 39 pikë në vendin e parë, kurse Drita është e treta me 31 pikë. Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →