🇽🇰 Kosova
Netanyahu: Do të shihni aeroplanë izraelitë mbi qiellin e Teheranit
nga Venera Grabanica14 qershor 2025
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se sulmet e Izraelit e kanë kthyer programin bërthamor të Iranit prapa, ndoshta me vite, dhe se goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur.
“Ne do të godasim çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahëve”.
Ai shton: “Ne kemi hapur një rrugë drejt Teheranit. Në të ardhmen shumë të afërt, do të shihni aeroplanë izraelitë, Forcat Ajrore Izraelite, pilotët tanë, mbi qiellin e Teheranit.”
Ai shtoi se ushtria tani po shkatërron aftësinë e Iranit për të prodhuar raketa balistike.











