Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nga 1 tetori rritje e pensioneve, rritja e ardhshme në pranverë

nga Kaltrina Berila26 shtator 2025
Nga 1 tetori rritje e pensioneve, rritja e ardhshme në pranverë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot konfirmoi se pensionet do të rriten nga 1 tetori.

Siç theksoi Mickoski pas vizitës në Klinikën universitare të kardiokirurgjisë shtetërore, rritja e radhës do të jetë në pranverë.

“Nga 1 tetori është korrigjimi fillestar i pensioneve, rritja lineare, e pastaj do të ketë edhe në pranverë. Me këtë do të rrumbullaksohet cikli i investimeve dhe do t’i rrisë pensionet në mënyrë lineare në një shumë totale prej 7.000 denarëve për pensionist, që tejkalon këto 5.000 denarët për të cilët folëm gjatë fushatës”, theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Mickoski për vizitë në Klinikë ishte së bashku me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu dhe drejtorin e Fondit shëndetësor, Sasho Klekovski./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →