Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët – Rukiqi: Keqpërdorim eklatant i parasë publike

nga Kaltrina Berila22 dhjetor 2024
Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët – Rukiqi: Keqpërdorim eklatant i parasë publike

Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar pasi Qeveria vendosi t’i ndajë nga 100 euro për secilin fëmijë e pensionist.

Ai ka thënë se Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave.

Sipas tij ky është keqpërdorim eklatant i parasë publikë që as nuk ndihmon as nuk zhvillon.

“Asgjë e re. Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave. Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njejtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike”, ka shkruar ai./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →