Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga 22 shtatori rikthehet puna në ambulancat specialistike

nga Miranda Beqaj20 shtator 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se do të rifilloj puna në ambulancat specialistike.
Sipas SHSKUK-së nga data 22 shtator 2021, do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
Gjithashtu, SHSKUK ka theksuar se nga sot hapsirat klinike interne janë liruar sepse nuk ka më pacientë me COVID-19.
Ndërsa, pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre.
Kujtojmë që, tri javë më parë ishte pezulluar puna në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo për arsyeje të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →