Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga 30 gushti policia ka shqiptuar mbi 25 mijë gjoba

nga Venera Grabanica7 shtator 2021

Nga 30 gushti në Kosovë është kthyer ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00. Me hyrjen në fuqi të masave të reja, edhe maska është bërë e detyrueshme gjithandej, përveç në tri raste: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies apo pijes.
Policia e Kosovë me angazhime të shtuara që nga 30 gushti ka shqiptuar mbi 25 mijë gjoba. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, në magazinën BonBon të RTV21.
“Nëse i marrim shifrat nga data 30 gusht kur kanë hyrë në fuqi masat e reja ne kemi shqiptuar diku mbi 25 mijë gjoba. Po flas me informacionet që i kam deri më datën 6 shtator dhe bazuar në këto shifra janë t përfshirë edhe personat fizik juridik”, ka thënë Kelani.

Dënimet për gjobat sillen nga 2000 euro deri në 35 euro.
Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro ndërsa ata nuk respektojnë mbajtjen e distancës fizike gjobiten me 35 euro.
Dënimet për mosrepsketim të gjitha masave që parasheh ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës i gjeni në këtë link./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →