Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nga 31 tetori linjë e re ajrore Shkup-Qipro

nga Gentrita Xhemajli24 maj 2025
Nga 31 tetori linjë e re ajrore Shkup-Qipro

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski njoftoi se nga 31 tetori do të fillojë edhe një linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka të Qipros. Nikolloski tha se kjo është linja e 11-të brenda 10 muajve që siç tha, subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate.

“ Prej 31 tetorit 2025 fillon linja e re ajrore Shkup – Larnaka (Qipro)! Kjo është linja e 11-të e re brenda 10 muajve, rezultat i politikave të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate. Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e transportit ajror në Maqedoni ”, tha Nikolloski.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →