Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Nga e hëna Madridi në izolim

nga Kaltrina Berila19 shtator 2020

Një pjesë të kryeqytetit spanjoll Madrid do t’i nënshtrohen kufizimeve të bllokimit për të frenuar rritjen nga Covid-19, ndërsa rastet në të gjithë Evropën vazhdojnë të rriten me shpejtësi.

Nga e hëna, më shumë se 850 mijë njerëz në rajonin e Madridit do të përballen me kufizime në udhëtime dhe grumbullime shoqërore, transmeton rtv21.tv.

Spanja ka numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në Evropë dhe Madridi është përsëri rajoni më i goditur.

Shumë vende të hemisferës veriore tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë ndërsa dimri po afrohet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →