Belgjika në Janar do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që do të ndalojë shitjen e vape-s për shkak të shqetësimeve rreth përdorimit të tyre tek fëmijët dhe dëmit që mund të shkaktojnë.
Ky veprim është pjesë e një aksioni kundër duhanit në këtë vend europian, ku të dhënat e qeverisë tregojnë se shumica e duhanpirësve janë të rinjtë.
“Cigaret elektronike janë krijuar për të tërhequr të rinjtë. Ne shohim që vitet e fundit, numri i të rinjve që filluan me vape-s është më i madh se numri i njerëzve që nisen te konsumonin cigaret tradicionale, kjo është shumë keq,” deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Disa thonë se vape-s mund t’i ndihmojnë njerëzit të heqin dorë nga pirja e cigareve të rregullta, por autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara se modelet e tyre shumëngjyrëshe dhe shijet me fruta tërheqin edhe fëmijët.
Në Belgjikë është e paligjshme t’i shesësh vapes kujtdo nën moshën 18 vjeç. Adoleshenti Luque de Smet, 17 vjeç, i tha Reuters se ai preferonte vape-s që janë një përdorimësh sesa ato të cilat rimbushen.
“Unë gjithmonë i blej cigare elektronike dhe jo ato që rimbushen. Por po planifikoj t’a ndaloj. Mendoj se shumë adoleshentë do të vuajnë për shkak të këtij ndalimi,” tha adoleshenti.










