Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga nesër kthimi i autobusëve nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

nga Kaltrina Berila17 gusht 2025
Nga nesër kthimi i autobusëve nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë ka njoftuar se nga e hëna kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, siç ishte më parë. Arsye e përmendin mungesën e një stacioni të përshtatshëm.

“Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë njofton të gjithë udhëtarët se, duke filluar nga dita e hënë, kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, ashtu siç ka qenë edhe më parë. Ky ndryshim është i domosdoshëm, sepse mungesa e një stacioni të përshtatshëm rrezikon sigurinë e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Llapit, si dhe të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Podujevë. Po ashtu, ju njoftojmë se përderisa orarin e kemi nga Xhamia e Llapit, ligji është në anën tonë dhe na mbron në këtë vendim.”

“Përveç kësaj, në këtë stacion përfshihen edhe udhëtarët e fshatrave Orllan, Shajkoc dhe Majac, ku ndalesa do të bëhet po ashtu te Xhamia e Llapit, siç ka qenë edhe më herët”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →