Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga nesër, prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të librave

nga R24 gusht 2023
Nga nesër, prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të librave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga nesër, të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Nagavci tha se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, shkroi Nagavci,

Ministrja po ashtu tha se platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër, ndërsa çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale është e gatshme.

“Ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, shtoi ajo. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →