Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Nga ora 9:00 deri në ora 14:00 regjim i posaçëm i komunikacionit

nga Egzona Mehmeti19 shtator 2021

Për shkak të realizimit të manifestimit “Velo Fiesta, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se sot nga ora 09:00 deri në ora 14:00 do të ketë regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugën “Dimitrie Çupovski” në pjesën e udhëkryqit me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11 tetori” në Shkup, transmeton TV21
“Departamenti për siguri në drejtimin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e apostrofuara, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth”, njoftoi MPB-ja.
Ministria ka apeluar deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor, ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të zhvillimit të trafikut në mënyrë të sigurt dhe të papenguar./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →