Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Nga sot OEK-un e udhëheq Berat Rukiqi

nga Kaltrina Berila12 korrik 2018

Bëhet pranim – dorëzimi i detyrës

Sot bëhet pranim – dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tek kryetari i ri, Berat Rukiqi.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës mbahet nga ora 11:00 në objektin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Dje Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës ka zgjedhur Berat Rukiqin për kryetar për një mandat katër vjeçar.

Rukiqi ka një përvojë të gjatë në sektorin publik dhe privat, duke qenë i angazhuar për një vit në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vite në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, 10 vite si staf i rregullt në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, 4 vite kryesues i Bordit të Drejtoreve të KEK-ut, anëtarë i bordit të “Millennium Foundation Kosovo”, si dhe është bashkëthemelues dhe bashkëpronar në kompaninë “Trosha”./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →