🇽🇰 Kosova
Ngarkohen me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra të Qeverisë Kurti
nga Venera Grabanica16 nëntor 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.
Ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Ndërsa, ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.









