Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ngjarje e rëndë në Tetovë, biri vret nënën me sëpatë

nga B.K8 prill 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshati Sellcë të Tetovës, raporton TV21.
Biri ka vrarë nënën e tij me sëpatë.
Siç njoftoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, Fatmir Rexhepi rasti është paraqitur në polici sot, në ora 8 të mëngjesit.
Policia tashmë ka arrestuar birin 45-vjeçar me iniciale U.D.
“Është arrestuar U.D. i cili paraprakisht ka kryer vrasjen ndaj nënës së tij 73-vjeçare, N.D.”, tha mes tjerash Rexhepi.
Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →