Moti…🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Ngjarjet e datës 11 qershor

nga Venera Grabanica10 qershor 2026
Ngjarjet e datës 11 qershor
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon Forumin rajonal të mbrojtësve të të drejtave të njeriut. (Hotel Sirius, Prishtinë ora 9:00)\r\n\r\nDita e dytë e Konferencës ndërkombëtare “Urat e kujtesës: pajtim dhe drejtësi tranzicionale në shoqëritë pas konfliktit – diplomacia, kujtesa dhe interpretimi historik”(Hotel Emerald, ora 9:15)\r\n\r\nMinistria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit organizon shënimin e Ditës Botërore të Akreditimit. Merr pjesë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së (Hotel Venus, Prishtinë, ora 9:30)\r\n\r\nAktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Prishtinës:\r\n\r\nHomazhe në Varrezat e dëshmorëve. (Lagjja Velania, ora 10:00)\r\n\r\nNderime te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:30)\r\n\r\nSeanca solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)\r\n\r\nMarshi i UÇK-së nga ish-pjesëtarët e UÇK-së të veshur me uniforma të UÇK-së (Sheshi “Zahir Pajaziti” – Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)\r\n\r\nNdeshja e Yjeve – Miqtë e futbollit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)\r\n\r\nKQZ nis numërimin e fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Fushë Kosovë, ora 16:00)
← Më shumë lajme📰 Më shumë nga Lajme