Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 12 nëntor

nga E.Bullaku11 nëntor 2021

09:00
Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde, lidhur me liberalizimin e vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
14:00
SBASHK mban takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve. (Selia e SBASHK-ut)
17:00
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të projektojnë një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë për të shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26. (Përballë ndërtesës së qeverisë)
18:00
Kombëtarja e Kosovës mban stërvitje. (Studimi “Fadil Vokrri”, Prishtinë).

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →