Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 15 gusht

nga Venera Grabanica14 gusht 2023
Ngjarjet e datës 15 gusht

Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, nesër viziton Komunën e Dragashit, ku do të zhvillojë një sërë takimesh. Në orën 11:00, Osmani do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. Në orën 11:40, do ta vizitojë Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim, ndërsa në ora 12:10, Osmani dhe kryetari i Xheladini do të deklarohen për media. (Komuna e Dragashit, ora 11:00)

Lansohet platforma “Arkiva Digjitale – Eduarkiva”, e cila aktualisht ka digjitalizuar koleksionin “Zijadin Gashi”, i cili përmban dokumente të rëndësishme të viteve 90-ta në Kosovë lidhur me organizimin dhe menaxhimin e arsimit shqip. (Objekti i Arkivit Komunal të Prishtinës, ora 11:00)

Komuna e Prizrenit organizon dëgjim buxhetor për 2024 me qytetarë. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës, Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →