Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 2 dhjetor

nga Gentrita Xhemajli1 dhjetor 2025
Ngjarjet e datës 2 dhjetor

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon Konferencë Ndërkombëtare me temën “E Ardhmja e të Drejtave të Njeriut në mes të Transformimeve Globale: Sfidat Kombëtare dhe Detyrimet Ndërkombëtare”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Një donacion nga Italia do të dorëzohet në Farmacinë Qendrore të QKUK-së në vlerë totale 80.000 euro. Merr pjesë ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, si dhe një përfaqësues i Mbrojtjes Civile Italiane. (QKUK, ora 10:00)

Vazhdon protesta e punëtorëve të Trafikut Urban. (Prishtinë, ora 10:30)

International Maarif Schools of Kosova, në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Edukimit, orhaznion programin kulturoro–artistik që organizohet me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Fakulteti i Edukimit – Amfiteatri i Madh, ora 11:00)

Nis edicioni i 6-të i Art Without Limit International Film Festival. Edicioni i këtij viti sjell një program të pasur me filma ndërkombëtarë dhe vendas, aktivitete të dedikuara për fëmijë, panele të rëndësishme diskutimi, si dhe programe speciale si “Women Empoëerment” dhe “XR – Interaction Ëithout Limits”. (Kino Armata, Prishtinë)

Hapet zyrtarisht “Max Kosova”, duke shënuar një kapitull të ri në ekselencën e patundshmërisë. (Courtyard by marriot Prishtina City”, RR. Ukshin Hoti, në Prishtinë ora 19:00)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →