Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Ngjarjet e datës 20 maj

nga Venera Grabanica19 maj 2024
​Ngjarjet e datës 20 maj

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. (Klinika e Onkologjisë QKUK, Prishtinë, ora 09:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. (Kabineti i Presidentes, ora 09:30, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Promovohet libri “Salih Heta-sportisti që e meritoi epitetin e më të mirit në shekullin XX”, të autorit Zeqir Bekolli. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 12:00)

Në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës” do të shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi” – Prishtinë, në ditëlindjen e Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. (Qendra “BogdaniPolis” Prishtinë, ora 19:00)
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →