Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 20 tetor

nga Venera Grabanica19 tetor 2021
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. Pas vizitës do të ketë prononcim për media. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial), 08:00.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, sall C203), 10:00.
Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve, ku e ftuara e radhës do të jetë Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera, Prishtinë), 11:00.
Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor mbajnë konferencë për medie, në lidhje me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos. (objekti i Qeverisë në Pejton), 13:00.
Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës), 13:00.
Fondacionit MDA organizon tryezë diskutimi me temën: “Dialogu Publik-Privat”. Merr pjesë Besnik Bislimi, zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, si dhe Karin Hernmarck Ahliny, smbasadorja e Suedisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë), 13:30.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →