Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Ngjarjet e datës 28 prill

nga B G27 prill 2025
​Ngjarjet e datës 28 prill

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Pronësi Industriale mban konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Qendra burimore për personat e zhdukur shënon Ditën Kombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00 – 13:00. Vendosja e luleve te Memoriali i personave të zhdukur, ora 14:00)

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit organizon akademi përkujtimore kushtuar profesorit të ndjerë Aziz Dujaka. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare e Universitetit të Prishtinës – objekti i Administratës Qendrore të UP-së, ora 12:30)

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) mban konferencën për media me rastin e shpalosjes së muralit “7 të rënët”. Merr pjesë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Lagjja “Arbëria”, rruga “Vicianum”, afër stacionit të trenit, Prishtinë, ora 13:00)

KRUG dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë organizon ceremoni përkujtimore në nderim të veprimtarit Ali Lajçi. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë Prishtinë, ora 18:00)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →