Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë përuron punimet në tri ndërtesat shumë-banesore sociale në Komunën e Skenderajt, në kuadër të projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, Alessandro Bianciardi, Zyra e BE-së në Kosovë. (Qendra e Skenderajt, ora 14:00)
Reporting House organizon diskutimin mbi rolin e grave në pajtimin e gjaqeve. (Reporting House, ish-ndërtesa e Gërmisë, nr. 23, sheshi Skënderbeu, Prishtinë, 18:00)
Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj vazhdon rrugëtimin e tij me mbrëmjen New Generation. (Universiteti i Arteve, Prishtinë, ora 19:30)











