Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Ngjarjet e datës 30 tetor

nga Venera Grabanica29 tetor 2023
​Ngjarjet e datës 30 tetor

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00 – 16:00)

Mbahet marshi sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit me moton ” Zbulimi i hershem, mbijetesë”. (Sheshi “Adem Jashari”, para objektit të Komunës së Ferizajt, ora 09:15)

Punëtorët e KRM “Pastërtia” Ferizaj protestojnë për rritjen e pagave. (Para Kuvendit Komunal Ferizaj, ora 10:00)

Shoqata Sindikale Siguria Fizike KEK proteston para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). (Ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. ( Kabineti i Presidentes, ora 13:15. Pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për media)

Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë mban takimin e dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:30)

Kryeministri Albin Kurti pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:40. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ekipet e mediave duhet të jenë në oborrin e Qeverisë më së voni në ora 14:15)

Mbahet ceremonia e lansimit të Strategjisë së Futbollit të Vajzave. Merr pjesë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 18:00)

Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e Gani Kosumit. (Salla e atelesë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →