Mbahet seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ku pritet të dëshmojnë figura politike. (Pallati i Drejtësisë) 09:30.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me zbatimin e Strategjisë nacioanle për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 – 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) 10:00.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 10:00.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për amendamentimin të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 10:00.
Roma Versitas Kosova dhe organizatat e KOSINT në Kosovë mbajnë konferencë për medie për përkrahje të fushatës transnacionale e cila po zhvillohet në më shumë se 15 vende evropiane për regjistrimin e popullsisë të ardhshëm. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 10:00.
Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10), 11:00.
Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës. (Rektorati i UP-së) 11:00.
Mbahet protestë paqësore në përgjigje të brutalitetit të policisë dhe vdekjes së #StanislavTomas në Republikën Çeke duke filluar nga Swiss Diamond Hotel deri tek ambasada e Republikës Çeke. (Para hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 11:00.
Promovohet libri “Kuvendi i Bubavecit” (26 prill 1990) dhe projekti televiziv me të njëjtin emër, të autorit Habib Zogaj. (Biblioteka Kombtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) 12:00.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i Projektligjit për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 13:00.










