Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës”, organizon ditën fushore “Ditët e Mjedrës”, për të tretën herë radhazi. (Kompania “Joni Sh”, Ballofc, Podujevë, ora 10:00)
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist mban aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë, si kundërpërgjigje ndaj tentim-vrasjes së një gruaje në Fushë Kosovë nga bashkëshorti i saj, i arrestuar dy ditë më parë për dhunë në familje. (Stacioni policor në Prishtinë, ora 11:00)











