Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 7 maj

nga Venera Grabanica6 maj 2026
Ngjarjet e datës 7 maj

Nisin punimet në rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë” . Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha. (Malishevë-kryqëzimi i transitit në Malishevë në drejtim të Kijevës, ora 8:30)

Dita e dytë e samitit global PowerToHR  me mbi 100 sesione interaktive dhe folës nga kompani lidere si Google, Microsoft, OpenAI, Zoom, Rakuten Viber dhe Amazon. (AMC Hall, Mazgit, Obiliq, ora 9:00)

Vazhdon seanca gjyqësore për rastin e vdekjes të Auron Thaçit. (Gjykata Themelore në Prizren, 9:30)

Pritja e BE-së. Jepet Çmimi Europian i Vitit. Merr pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Te mensa “Ramiz Sadiku”, ora 13:00-14:30)

Homazhe në 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Bahri Fazliu (Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë, ora 12:00)

Zyra e Rregullatorit për energji (ZRRE) mban mbledhje. (Zyret e ZRRE-së, ora 14:30)

Chopin Piano Fest Prishtina (7 maj-10 qershor) hap edicionin e tij të 16-të me “Italian Night” nga Duo Gazzana (Itali), me violinisten Natascia Gazzana dhe pianisten Raffaella Gazzana. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtinë, ora 20:00)

Granit Xhaka thotë se është gati për Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Granit Xhaka thotë se është gati për Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →