Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ngjarjet e fundit nga dita e 11-të e luftës Rusi-Ukrainë

nga Miranda Beqaj6 mars 2022

Sot Ukraina është në ditën e 11-të të luftës megjithatë ende dëgjohen sirena të sulmit ajror në qytetin qendror të Poltavës, i cili shtrihet midis Kievit dhe Kharkiv.

Ja çfarë tjetër duhet të dini:

Presidenti i Ukrainës Zelensky u bëri thirrje sërish aleatëve perëndimorë që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në një video-telefonatë me 300 ligjvënës amerikanë të shtunën. Ai gjithashtu pati një telefonatë me presidentin amerikan Biden të shtunën mbrëma.
NATO ka refuzuar vazhdimisht një zonë të ndaluar fluturimi, e cila mund t’i sjellë forcat perëndimore drejtpërdrejt në konfrontim ushtarak me Rusinë.
Udhëheqësi rus, Vladimir Putin paralajmëroi se ai do ta konsideronte një zonë të ndaluar fluturimi si një akt lufte.
Rusia vazhdon të bombardojë qytetin strategjik jugor të Mariupolit. Një armëpushim fillestar për të lejuar evakuimin e civilëve ka dështuar, thonë zyrtarët ukrainas.
Situata në Mariupol dhe rajoni i Sumy është në “prag të një katastrofe humanitare”.
Nuk ka furnizim me energji elektrike dhe ujë në dy qytete në rajonin Sumy.
Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard kanë pezulluar të gjitha operacionet në Rusi.
Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas do të takohen për një raund tjetër negociatash të hënën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →