RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ngjarjet e fundit nga lufta Rusi-Ukrainë

nga Miranda Beqaj25 shkurt 2022

Këto janë ngjarjet e fundit që e karakterizojnë luftën Rusi-Ukrainë:

• Ukraina thotë se trupat ruse janë në periferi veriore të Kievit dhe kanë marrë aeroportin Hostomel jashtë qytetit.

• Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, megjithatë, thotë se pjesa më e madhe e forcave ruse janë ende afërsisht 50 km larg qendrës së qytetit.

• Në pritje të një sulmi rus në qytet, autoritetet ukrainase kanë shpërndarë 18,000 armë për banorët vendas. Forcat ukrainase thuhet se kanë shkatërruar gjithashtu urat që të çojnë në qytet.

• Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje ushtrisë së Ukrainës për të rrëzuar qeverinë.

• Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë thënë se ata besojnë se ofensiva e Rusisë po humbet vrullin dhe ka hasur në më shumë rezistencë nga sa pritej.

• Rusia ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Finlanda ose Suedia do t’i bashkoheshin aleancës së NATO-s./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →