Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shitblerje të narkotikëve
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Ç., më datë 22.08.2024 rreth orës 11:15min në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim shpërndanë dhe ofron për shitje substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe atë të llojit “kokainë” dhe “marihuanë”, në atë mënyrë që narkotikun e siguruar përmes rrugëve ilegale e mban në shtëpinë e tij nga ku fillon shitjen në sasi të vogla personave të ndryshëm në qytetin e Prizrenit.
“Pas sigurimit të informatave operative lidhur me narkotikun që posedonte i pandehuri, sapo haset nga zyrtarët policorë në afërsi të rreth rrotullimit në lagjen “Bazhdarhana”, tentojnë ta ndalin mirëpo i njëjti arrinë të ikë në drejtim të shtëpisë së tij, ku edhe arrestohet dhe gjatë kontrollit të kryer, saktësisht në dhomën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar: një qese brenda së cilës ishin tridhjetë qese plastike me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë prej 32.03 gram, një qese me narkotik të llojit “marihuanë” me peshë 0.28 gram”, thuhet në njoftim.











